RTK sot vjen më katër ndeshje joshëse nga ‘Katar 2022’
Qatar 2022

RTK sot vjen më katër ndeshje joshëse nga ‘Katar 2022’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kupa e Botës ‘Katar 2022’ do të vazhdojë sot më katër ndeshje joshëse.

Dita e sotme në Botërorin 2022, do të nis me duelin Tunizia-Australia, ndeshje kjo që nis në orën 11:00, sfidë kjo që luhet në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D.

Në të njëjtin grup vjen edhe dueli Francë-Danimarkë që fillon në orën 17:00. Të dy ndeshjet janë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në rrethin tjetër të këtij Botërori.

Grupi C vjen me duelet Polonia-Arabia Saudite dhe Argjentina-Meksika.

Sauditet pas fitores së madhe kundër Argjentinës edhe në duel me polakët synojnë fitore e që do të ishte hap gjigant në rrugën për të kaluar në rundin tjetër të garave.

Sfidë e ‘nxehtë’ parashikohet të jetë dueli mes Argjentinës dhe Meksikës. Argjentinasit të prirë nga Leo Messi opsion të vetëm në duel me meksikanët kanë fitore, në të kundërtën çdo rezultat tjetër do të shuante gjasat e Argjentinës për kaluar në rrethin tjetër të garave në ‘Katar 2022’.

Sot në RTK

Grupi C

14:00, Polonia-Arabia Saudite

20:00, Argjentina-Meksika

Grupi D

11:00, Tunizia-Australia

17:00, Francë-Danimarkë 


MË SHUME NGA Qatar 2022