Tunizia, surpriza e grupit D? Përgjigja vjen me Australinë
rtsh
Tunizia dhe Australia, ballë për ballë në xhiron e dytë të grupit D të Kupës së Botës në Katar.
Tunizia, e freskët nga barazimi pa gola kundër Danimarkës, po kërkon suksesin e parë në Kupën e Botës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Të njëjtën synon të bëjë edhe Australia, e cila pas avantazhit iluzion të Goodëin-it, pësoi forcën shokuese të Francës, e aftë për t'u imponuar 4-1.
Tunizia është e vetmja skuadër afrikane e kualifikuar në Kupën e Botës që nuk ka arritur asnjëherë të kalojë grupet dhe barazimi ndaj Danimarkës mund të jetë shenjë e mirë për ndeshjen kundër Australisë. Nuk do të ketë shumë ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë. Edhe Australia, pavarësisht humbjes 4-1, do të prezantojë pothuajse të njëjtën 11 startuese të ndeshjes ndaj Francës me shumë pak ndryshime.
Tunizia-Australi do të luhet të shtunën më 26 nëntor 2022 në stadiumin Al-Janoub në Al Ëakrah në orën 11:00.
TUNIZI-AUSTRALI
TUNIZIA (3-4-3): Dahmen; Bronn, Meriah, Talbi; Drager, Skhiri, Laidouni, Abdi; Ben Slimane, Khazri, Msakni.
AUSTRALIA (4-2-3-1): Ryan; Karacic, Roëles, Souttar, Behich; Irvine, Mooy; Leckie, Hrustic, Goodëin; Duke.