Australia shijon fitoren e parë në Botëror, mund Tunizinë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Australia ka shijuar fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Australianët mundën Tunizinë, me rezultat 0-1, në kuadër të Grupit D.
Sfida ndërmjet këtyre dy kombëtareve, nuk ka dhënë ndeshje edhe aq të mirë, megjithatë, ishte M.Duke (23’), i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Australinë e cila pas kësaj fitore mbetet në garë për të kaluar në rundin tjetër të këtij Botërori.
Pas kësaj fitore, Australia ka tri pikë në Grupin D, aq sa ka edhe Franca, kurse, Tunizia është e fundit me vetëm një pikë.
Australia po dominon kundër Tunizisë
(E plotësuar) Australia është duke dominuar në duel me Tunizinë.
Tunizia dhe Australia po ballafaqohen në “Al Janoub Stadium”, në kuadër të Grupit D.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, është mbyllur me epërsinë e australianëve prej 0-1.
M.Duke (23’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Australinë në epërsi, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Tunizia-Australia, starton ndeshja, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar sfida ndërmjet Tunizisë dhe Australisë, ndeshja e parë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, sfidë që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Tunizia dhe Australia ballafaqohen në “Al Janoub Stadium”, në kuadër të Grupit D.
Të dyja skuadrat janë të interesuara vetëm për fitore, pasi nuk i kanë punët edhe aq mirë me pikë.
Tunizia-Australia, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Përballja ndërmjet Tunizisë dhe Australisë, është ndeshja e parë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, sfidë që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Tunizia dhe Australia ballafaqohen në “Al Janoub Stadium”, në kuadër të Grupit D.
Të dyja skuadrat janë të interesuara vetëm për fitore, pasi nuk i kanë punët edhe aq mirë me pikë.