Martino: Argjentinë, më fal por më duhet të të mund
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Tifozët e Argjentinës `zhytin` Dohën me një det flamujsh.
Por një mendim i mundon ata që kujdesen për fatin e Albiceleste: në rast të një humbjeje tjetër, kundër Meksikës pasi kanë humbur tashmë kundër Arabisë Saudite, Messi dhe shokët e tij do të shkonin në shtëpi.
Dhe mund të dërgohet nga një trajner me origjinë nga Rosario që drejtoi Argjentinën për dy vjet: Gerardo 'Tata' Martino, i cili tani është i ulur në pankinën e skuadrës meksikane.
“Pas shortit, nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një skenar si ky aktual – thotë Martino në prag të sfidës – por unë punoj për Meksikën dhe dua më të mirën për Meksikën. Dhe pastaj ju pyes: nëse ju të ishit në vendin tim, çfarë do të bënit? Sigurisht që do të bënit gjithçka që Meksika të fitojë - vazhdon 'Tata' -. E di se ku kam lindur, por duhet të bëj të pamundurën që Meksika të fitojë. Nuk mund të bëj ndryshe".