NJë grua e godet me veturë policin, i shkakton lëndime trupore
Kronika

NJë grua e godet me veturë policin, i shkakton lëndime trupore

RTKlive

Një grua ka goditur me veturë këmbësorin zyrtar policor, përderisa po voziste në rrugën nacionale, rreth orës 17: 20 në fshatin Konjuh të Lipjanit.

“ Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.

"Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në këtë raport.


MË SHUME NGA Kronika