12:26 / 26.11.2022
Zjarr pranë stadiumit të Argjentinë-Meksikë
rtsh
Në Lusail të Katarit, një zjarr ka rënë rreth 3.5 kilometra larg stadiumit ku do të zhvillohet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Argjentinës dhe Meksikës, e vlefshme për Botërorin e Futbollit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, një ndërtesë në ndërtim e sipër ka marrë flakë.
Tymi i zi i dendur u ngrit në qiell, i cili ishte i dukshëm nga një market në qendër të Dohas, ndërsa tifozët e Kupës së Botës endeshin rreth dyqaneve dhe restoranteve. Nuk raportohet për të lënduar.