Polonia mposht Arabinë Saudite, Lewa shënon golin e parë në Botëror
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Polonia ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke mundur Arabinë Saudite, me rezultat 2-0, të shtunën në kuadër të Grupit C.
Futbollistët e të dy skuadrave, treguan lojë mjaft të mirë, mirëpo, ishin polakët ata që në fund iu gëzuan fitores, e para në këtë turne të madh të futbollit.
Zielinski (39’) zhbllokojë ndeshjen pas asistimit të Lewandowskit për të kaluar polakët në avantazh prej 1-0. Sauditët patën rastin e artë që të barazojnë rezultatin, por S. Al Dawsari (45’) dështoj nga pika e bardhë.
Edhe në pjesëlojën e dytë, u zhvillua lojë dinamike. Sauditët provuan më të gjitha forcat që të gjejnë golin e barazimit, mirëpo, nga një gabim i mbrojtësit të Arabisë Saudite, përfitoi ylli polak, Robert Lewandowski, i cili dyfishoi avantazhin e Polonisë. Ky ishte goli i parë i asit polak në një Kampionat Botëror.
Pas kësaj fitore, Polonia ngjitët në krye të Grupit C me katër pikë, e ndjekur nga Arabia Saudite me një me pak.
Ka gol në ndeshjen Polonia-Arabia Saudite
(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet Polonisë dhe Arabisë Saudite, është mbyllur me epërsinë e polakëve prej 1-0.
Polonia dhe Arabia Saudite po luajnë në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Futbollistët e të dy skuadrave, treguan lojë mjaft të mirë, derisa Zielinski (39’) shënon gol pas asistimit të Lewandowskit për të kaluar polakët në avantazh prej 1-0.
Sauditët patën rastin e artë që të barazojnë rezultatin, por S. Al Dawsari (45’) dështoj nga pika e bardhë.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Starton ndeshja Polonia-Arabia Saudite, live në RTK
(E plotësuar) Ka nisur ndeshja ndërmjet Polonisë dhe Arabisë Saudite, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Kjo sfidë pritet të jetë tejet interesante për shkak të rëndësisë pikëve. Sauditët pas fitores se madhe kundër Argjentinës, të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe kundër Polonisë.
Ndeshja Poloni-Arabia Saudite po transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Polonia-Arabia Saudite, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Polonisë dhe Arabisë Saudite.
Polakët dhe sauditët do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Kjo sfidë pritet të jetë tejet interesante për shkak të rëndësisë pikëve. Sauditët pas fitores se madhe kundër Argjentinës, të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe kundër Polonisë.
Ndeshja Poloni-Arabia Saudite nis në orën 14:00, dhe transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).