14:36 / 26.11.2022
Hazard: Nëse jam mirë, Belgjika mund ta fitojë Botërorin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
“Nëse jam mirë, Belgjika mund ta fitojë Botërorin”. Këto janë fjalët e Eden Hazard në prag të ndeshjes së dytë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, kundër Marokut.
Belgët dhe Maroku do të përballen nesër pasdite në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Hazard në konferencën për media, një ditë para duelit me Marokun, ka thënë se ndihet në formë të mirë para kësaj ndeshje.
Ai mendon se Belgjika ka përvojë më të madhe ndërkombëtare sesa Maroku.
“Ndihem mirë, dua të luaj. Belgjika ka më shumë përvojë në turnetë ndërkombëtare se Maroku. Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje”, theksoi mesfushori i Real Madridit.