Shkëlqen Kylian Mbappe, Franca triumfon ndaj Danimarkës
Qatar 2022

Shkëlqen Kylian Mbappe, Franca triumfon ndaj Danimarkës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore të vështirë kundër Danimarkës me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Franca e nisi shumë më mirë pjesën e parë duke rrezikuar disa herë përmes Rabiot, Griezmann dhe Mbappe, por u mungoi finalizimi.

Danimarka në anën tjetër më shumë u mbrojt në këtë 45 minutësh, duke provuar disa sulme të shpejta, që gjithashtu nuk funksionuan.

Ishte sulmuesi Kylian Mbappe që pas një asistimi të shkëlqyer të Theo Hernandezit kaloi Francën në epërsi (61').

Sidoqoftë, gëzimi i francezëve zgjati vetëm shtatë minuta me Andreas Christinsen i cili barazoi rezultatin pas një harkimi të Joachim Andersen (68').

Danimarka pastaj kishte një rast të artë me Martin Braithwaite, por ky i fundit dështoi nga afërsia.

E rregulli i pashkruar i futbollit vazhdon "Kur nuk shënon, e pëson", nga një aksion i shpejtë Antoine Griezmann me një harkim gjeti Mbappen, i cili ishte i saktë me kokë nga afërsia.

Kështu, Franca me këtë fitore veçse siguron kualifikimin tutje pasi ka gjashtë pikë, derisa Danimarka ka nevojë që ta mposht Australinë në xhiron e tretë për të ndjekur këtë rrugë.

Francë-Danimarkë, ‘Gjelat’ po e dominojnë lojën

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Francës dhe Danimarkës.

‘Gjelat’ dhe danezët po luajnë në kuadër të Grupit D në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Të besuarit e Didier Deschamps ishin ekip dominues në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë portën danezë, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Francë-Danimarkë, nis ndeshja, live në RTK

(E plotësuar) Ka nisur përballja mes Francës dhe Danimarkës, duel ky që po luhet në kuadër të xhiros së dytë në Grupin D të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Dueli mes francezëve dhe danezëve, pritet të sjell sfidë joshëse për faktin së pikët janë të rëndësishme në garën për të kaluar në rundin tjetër të këtij evenimenti të madh të futbollit.

Ndeshjen Francë-Danimarkë mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Francë-Danimarkë, ja formacionet zyrtare

(E plotësuar) Francë-Danimarkë është ndeshja e tretë e ditës së sotme në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

‘Gjelat’ dhe danezët do të përplasen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin D.

Dueli mes francezëve dhe danezëve, pritet të sjell sfidë joshëse për faktin së pikët janë të rëndësishme në garën për të kaluar në rundin tjetër të këtij evenimenti të madh të futbollit.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave: 


MË SHUME NGA Qatar 2022