Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij
Foto: RTKlive
Kronika

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij

E.Hoti /RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka caktuar masën e paraburgimiti kundër të pandehurit  I.G  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale  marr parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë .

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dje njoftoi se ngjarja  ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar Prokuroria.


MË SHUME NGA Kronika