Enrique para duelit me Gjermaninë: Ne fitojmë
Qatar 2022

Enrique para duelit me Gjermaninë: Ne fitojmë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

“Gjermania është skuadër që i ngjan shumë Spanjës. Ata gjithmonë bëjnë lojë sulmuese duke u përpjekur të bëjnë presion në gjysmën e kundërshtarit dhe gjithmonë e kanë topin”.

Kështu ka deklaruar trajneri i Spanjës, Luis Enrique një ditë para duelit Spanjë-Gjermani.

Spanja dhe Gjermania do të ndeshen nesër mbrëma në kuadër të Grupit D në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

‘Furia e kuqe’ në duel me skuadrën gjermane vjen pas fitores së thellë kundër Kosta Rikës (7-0), derisa të besuarit e Hansi Flick hyn në ndeshjes pas disfatës shokuese nga Japonia (1-2).

Strategu spanjoll mendon se kjo sfidë do të jetë e hapur. Enrique thotë së Gjermania është skuadër e fortë më një histori të madhe, por ai është i bindur se Spanja mund ta fitojë ndeshjen.

“Do të jetë një ndeshje e hapur dhe do të shohim se cila nga këto dy skuadra do të arrijë të fitojë. Gjermania është një ekip që di të konkurrojë. Ata kanë një histori fitoresh dhe kanë në skuadër disa nga lojtarët më të mirë në botë, por ne jemi të bindur se mund të fitojmë. Ne nuk duhet të kemi besim të tepruar, sepse besimi mund të na ndëshkoj”, theksoi Enrique.


MË SHUME NGA Qatar 2022