Argjentina ‘fundos’ Meksikën, vendos ‘jashtëtokësori’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore jetike ndaj Meksikës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve për Kupën e Botës.
Pas humbjes nga Arabia Saudite, Argjentina fitoi ndeshjen e rëndësishme ndaj Meksikës me rezultat 2:0 që të mbesin ende në garë për kualifikim.
Pjesa e parë ishte shumë e zbehët nga të dy skuadrat, me lojën që u zhvillua në mesfushë dhe nuk është që pati ndonjë rast të rrezikshëm.
Në pjesën e dytë, ishte Lionel Messi që bëri heroin duke shënuar një gol shumë të bukur për t'i qetësuar tifozët argjentinas të pranishëm në stadium.
Pasi pranoi një pasim të bukur nga Di Maria, Messi nga distanca gjuajti në këndin e djathtë të portës për të mposhtur portierin meksikan dhe për t'i dhënë epërsinë Argjentinës (64').
Ndërsa, fitoren e vulosi talenti Enzo Fernandez me një gol të shkëlqyeshëm (87’).
Argjentina arriti deri në fund që ta ruajë rezultatin dhe kështu tani renditët e dyta në grupin C me tre pikë, aq sa ka Arabia Saudite në pozitën e tretë dhe një më pak se lideri, Polonia.
Në xhiron e radhës, njëkohësisht të fundit Argjentina do të përballet me Poloninë, derisa Meksika me Arabinë Saudite.
Kështu mbyllet pjesa e parë mes Argjentinës dhe Meksikës
(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet Argjentinës dhe Meksikës, është mbyllur pa gola.
Argjentina dhe Meksika po përballen në kuadër të Grupit C.
Ndonëse është pritje lojë shumë më e mirë nga të dy skuadrat, sidomos nga ana e argjentinasve pasi që kjo ndeshje është jetike për Messin më shokë, megjithatë, pjesa e parë nuk ka prodhuar lojën që është pritur nga ky duel.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Argjentinë-Meksikë, starton kryesfida e mbrëmjes, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar kryesfida e mbrëmjes në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ndërmjet Argjentinës dhe Meksikës.
Argjentina dhe Meksika po përballen në kuadër të Grupit C.
Argjentina pas humbje shokuese nga Arabia Saudite, në ndeshjen e parë të këtij Botërori, në duel me meksikanët alternative të vetme ka fitoren, sepse çdo rezultat tjetër do të ‘çonte’ të shpija Messin me shokë.
Ndeshja Argjentinë-Meksikë nis në orën 20:00, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Argjentinë-Meksikë, ja formacionet zyrtare të kryesfidës
(E plotësuar) Argjentinë-Meksikë, është kryendeshja e ditës së sotme në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Argjentina pas humbje shokuese nga Arabia Saudite, në ndeshjen e parë të këtij Botërori, në duel me meksikanët alternative të vetme ka fitoren, sepse çdo rezultat tjetër do të ‘çonte’ të shpija Messin me shokë.
Ndeshja Argjentinë-Meksikë nis në orën 20:00, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).