Mehaj: Do të vlerësohet kontributi i secilit dëshmor
Kosovë

Mehaj: Do të vlerësohet kontributi i secilit dëshmor

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen dëshmorit Husen Mulla në Shishpan të Tropojës.

Me këtë rast, Mehaj ka thënë se kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.

“Ata dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atdhe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit.

“I tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht. Ai u kyç në radhët e UÇK-së, luftoi me nder e krenari të madhe për lirinë tonë. Lavdia për të gjithë dëshmorët tanë, do të mbetet e përjetshme!”, ka shkruar tutje Mehaj.


MË SHUME NGA Kosovë