‘Katar 2022’ vazhdon sot më katër superduele, live në RTK
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kupa e Botës ‘Katar 2022’ do të vazhdojë sot me katër superduele, të cilat mund t’i ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Dita e sotme në Botërorin 2022 nis me përballjen Japonia-Kosta Rika, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Grupit E.
Japonezët të cilët në ndeshjen e parë shokun Gjermaninë (1-2), në duel me Kosta Rikën hyn të motivuar maksimalisht për të arritur edhe tri pikë të mëdha në garën për të kaluar në rrethin tjetër të këtij Botërori.
Spanjë-Gjermani është kryesfida e këtij grupi, ku për gjermanët vetëm fitorja është opsion, në të kundërtën çdo rezultat tjetër do zbehët gjasat e Gjermanisë për të kaluar në rundin tjetër. Ndërkaq, Spanja në duel me Gjermaninë vjen në top-formë pas fitores së madhe kundër Kosta Rikës (7-0).
Ndeshje interesante parashikohen edhe në sfidat e Grupit, ku përballen Belgjika-Maroku dhe Kroacia-Kanadaja.
Sot në RTK
Grupi E
11:00, Japonia-Kosta Rika
20:00, Spanjë-Gjermani
Grupi F
14:00, Belgjikë-Marok
17:00, Kroacia-Kanada























