Messi pas fitores kundër Meksikës: Nuk mund të gabojmë më
BKT
Qatar 2022

Messi pas fitores kundër Meksikës: Nuk mund të gabojmë më

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Asi i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Meksikës.

Argjentina mbrëmë mundi Meksikën (2-0), me protagonist Messin, i cili zhbllokojë lojën më një supergol.

Argjentinasi pas ndeshjes tha se është dashur patjetër të fitohet kjo ndeshje, edhe pse ai e pranon se nuk ishte lehtë kundër Meksikës.

“Ishte një lojë në të cilën ishte e vështirë të kalojmë në epërsi, sepse Meksika luajti mirë. Në pjesën e parë luajtëm me intensitet, në të dytën u qetësuam dhe u kthyem në veten tonë”, tha Messi.

“E dinim që duhej të fitonim, ishim të kushtëzuar nga ndeshja e parë. E dinim që për ne duhet të fillonte një tjetër Botëror dhe kështu ndodhi. Nuk mund të gabojmë më”, theksoi ylli i PSG-së.