Japonia mund Gjermaninë, por humbet nga Kosta Rika
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Japonia kishte bërë befasinë më të madhe të këtij Botërori, duke mundur Gjermaninë në ndeshjen e parë (1-2), megjithatë, japonezët sot u mundën nga Kosta Rika, me rezultat 0-1.
Japonezët dhe Kosta Rika luajtën në kuadër të Grupit E.
45-minutëshi i parë i kësaj përballje, ka dhënë një lojë të dobët, ndoshta më e dobëta e këtij Botërori deri tash.
Pjesëloja e dytë solli lojë më të mirë nga të dy skuadrat, me më shumë raste për gola nga të dy skuadrat.
Ishte Fuller Spence (81’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Kosta Rikën, e cila merr trepikëshin e parë në këtë eveniment të madh të futbollit.
Pas kësaj fitore, Kosta Rika tani ka tri pikë aq sa kanë edhe Japonia dhe Spanja, kurse, Gjermania e cila ende s’ka asnjë pikë, sonte do të ndeshet me Spanjën, në sfidën jetike për gjermanët.
Japoni-Kosta Rika, s’ka gola në pjesën e parë
(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Japonisë dhe Kosta Rikës.
Japonezët dhe Kosta Rika po të luajnë në kuadër të Grupit E.
45-minutëshi i parë i kësaj përballje, ka dhënë një lojë të dobët, ndoshta më e dobëta e këtij Botërori deri tash.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Japonia-Kosta Rika, starton ndeshja, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Kosta Rikës, sfida e parë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Japonezët dhe Kosta Rika do të luajnë në kuadër të Grupit E.
Japonia në këtë ndeshje vjen pas fitores së madhe kundër Gjermanisë (1-2), derisa Kosta Rika kishte pësuar debakël nga Spanja (7-0), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.
Ndeshja Japonia-Kosta Rika nis në orën 11:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Japonia-Kosta Rika, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Dueli mes Japonisë dhe Kosta Rikës, është ndeshja e parë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Japonezët dhe Kosta Rika do të luajnë në kuadër të Grupit E. Japonia në këtë ndeshje vjen pas fitores së madhe kundër Gjermanisë (1-2), derisa Kosta Rika kishte pësuar debakël nga Spanja (7-0), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.
Ndeshja Japonia-Kosta Rika nis në orën 11:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
























