Martinez: Kur e ke Messin në skuadër gjithçka është më lehtë
BKT
Qatar 2022

Martinez: Kur e ke Messin në skuadër gjithçka është më lehtë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Meksikës.

Argjentina mbrëmë mundi Meksikën (2-0), duke rritur gjasat në garën për të kaluar në rundin tjetër të garave në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

‘Gardiani’ i argjentinas mendon se kur në skuadër ke një lojtar si Messi gjithçka është më lehtë.

“E dinim që në rast humbjeje do të ishim jashtë Botërorit. Ata e bënë të vështirë ndeshjen për ne, por kur ke Messin në skuadër, gjithçka është gjithmonë më e lehtë”, tha ai.

“Nuk kemi pasur kurrë ndonjë dyshim për veten, por këto ditë ishin të vështira. Ne kemi treguar se jemi këtu për të fituar”, theksoi Martinez.