Varane i lumtur me kualifikimin e Francës 
BKT
Qatar 2022

Varane i lumtur me kualifikimin e Francës 

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Qendërmbrojtësi i Francës, Raphael Varane, ka thënë se është i lumtur me fitoren kundër Danimarkës.

‘Gjelat’ mbrëmë mundën Danimarkën (2-1), duke siguruar kalimin në rundin tjetër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Varane thotë se nuk ka qenë e lehtë fitorja kundër danezëve, por ai thekson se është i kënaqur me mentalitetin e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari solid”, tha ai.

“Jemi të kënaqur me rezultatin, por jemi të kënaqur edhe me mentalitetin e grupit”, theksoi Varane.