Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Podujevë
Kronika

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Podujevë

RTKlive

Nga njësite policore të stacionit të Podujevës, dje janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.

Bëhet e ditur se rastet kanë ndodhë në periudhën 21 deri 26 nëntor 2022, në lokacione të ndryshme ku janë vjedhur, veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve.

Gjësende këto që janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar: L. S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. Z. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku tri raste të vjedhje të rënda.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kronika