Maroku trondit Belgjikën në një sfidë dramatike
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Maroku ka shijuar fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Maroku mundi Belgjikën, me rezultat 0-2, të dielën në kuadër të Grupit F, duke bërë hapin e madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të garave në këtë Botëror.
Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një ndeshje dinamike dhe tejet interesante.
Maroku përmes Ziyech gjeti rrugën e golit, por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Edhe fraksioni i dytë, ka prodhuar një ndeshje të fortë dhe dramatike.
Ishte Sabiri (73’), shënoi e epërsisë për Marokun, derisa Aboukhlal (90+2’), i dha goditjen nokautit belgëve duke dyfishuar avantazhin për Marokun, skuadër kjo që tani kryeson Grupin F me katër pikë, një më shumë së Belgjika, derisa ndeshja Kroaci-Kanada do të luhet prej orës 17:00.
VAR shpëton Belgjikën
(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Belgjikës dhe Marokut.
Belgët dhe Maroku po përballen në kuadër të Grupi F, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një ndeshje dinamike dhe tejet interesante.
Maroku përmes Ziyech gjeti rrugën e golit, por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Belgjika-Maroku, nis ndeshja, live në RTK
(E plotësuar) Ka nisur ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Marokut, sfida e dytë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Belgët dhe Maroku do të përballen në kuadër të Grupi F. Belgët në këtë ndeshje vijnë pas fitores kundër Kanadasë (1-0), derisa marokianët kishin barazuar në sfidën e parë Kroacinë (0-0).
Ndeshjen Belgjikë-Marok mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Belgjika-Maroku, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Belgjika-Maroku, është sfida e dytë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Belgët dhe Maroku do të përballen në kuadër të Grupi F. Belgët në këtë ndeshje vijnë pas fitores kundër Kanadasë (1-0), derisa marokianët kishin barazuar në sfidën e parë Kroacinë (0-0).
Belgjika në duel me Marokun konsiderohet favorit, të paktën në letër, megjithatë, në turne të tillë befasitë janë të mundshme siç ka ndodhur në disa ndeshje të këtij Botërori.

























