Trajneri i Kosta Rikës: Ende mund të ëndërrojmë
BKT
Qatar 2022

Trajneri i Kosta Rikës: Ende mund të ëndërrojmë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kosta Rika ka shijuar fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, pasi sot mundi Japoninë, me rezultat 0-1.

Kosta Rika e cila e kishte nisur keq këtë Botëror pas humbjes së thellë nga Spanja (7-0), ndaj japonezëve prek trepikëshin e parë në këtë turne të madh falë golit të Fuller.

Trajneri i Kosta Rikës, Luis Fernando Suarez, pas ndeshjes tha se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij. Ai thotë se Kosta Rika pas kësaj fitore, ende mund të ëndërrojë.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Ne mundëm Japoninë dhe ende mund të ëndërrojmë”, tha ai.

“Ne u mbrojtëm mirë dhe u përpoqëm të shfrytëzojmë çdo mundësi në sulm. Pavarësisht kësaj fitore, ne duhet të bëjmë më të mirën edhe në ndeshjen e radhës”, theksoi Suarez.