Kroacia shkatërron Kanadanë
BKT
Qatar 2022

Kroacia shkatërron Kanadanë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Kroacia ka bërë një hap të madh në garën për kualifikim në rundin tjetër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’ pasi sonte mundi Kanadanë, me rezultat 4-1.

Kroatët dhe kanadezët u përballen në kuadër të Grupit F.

Kanadezët më mirë e nisen lojën dhe vetëm pas dy minutave lojë përmes Davies kaluan në epërsi prej 0-1.

Mirëpo, kroatët shpejtë u rikthyen në lojë dhe më anë të Kramariç barazuan shifrat në 1-1, derisa Livaja (44’), kalojë Kroacinë në epërsi prej 2-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe në fraksionin e dytë ishin kroatët të cilët dominon në terren, dhe sërish përmes Kramariç gjetën rrugën e golit duke e ngritur epërsinë në 3-1, të dytin personal për Kramariç, derisa goditjen e fundit kanadezëve ua dha Majer (90+4’), duke realizuar golin e katërt për kroatët.

Pas kësaj fitore, Kroacia ngjitët në krye të Grupit F me katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, derisa Kanadaja është e fundit pa asnjë pikë dhe tashmë është eliminuar nga ky Botëror.

Kroacia përmbys Kanadanë

(E plotësuar) Kroacia e ka përmbysur epërsinë e Kanadasë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh prej 2-1.

Kroatët dhe kanadezët luajnë në kuadër të Grupit F. Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret në garën për të siguruar një vend që çon në rundin tjetër të këtij Botërori.

Kanadezët më mirë e nisen lojën dhe vetëm pas dy minutave lojë përmes Davies kaluan në epërsi prej 0-1.

Mirëpo, kroatët shpejtë u rikthyen në lojë dhe më anë të Kramariç barazuan shifrat në 1-1, derisa Livaja (44’), kalojë Kroacinë në epërsi prej 2-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Starton ndeshja Kroaci-Kanada, live në RTK

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja e tretë e ditës së sotëm në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë.

Kroatët dhe kanadezët luajnë në kuadër të Grupit F. Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret në garën për të siguruar një vend që çon në rundin tjetër të këtij Botërori.

Kroacia hyn në këtë duel me pas barazimit pa gola me Marokun, derisa Kanadaja vjen pas humbjes nga Belgjika (1-0).

Ndeshjen Kroaci-Kanada mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Kroaci-Kanada

(E plotësuar) Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kroaci-Kanada, ndeshja e treta e ditës së sotme në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.