Kapet mbi gjysmë kilogrami ari gjatë tentim kontrabandës
Foto: Dogana e Kosovës
Kronika

Kapet mbi gjysmë kilogrami ari gjatë tentim kontrabandës

E.Hoti/RTKlive

Oficerët e Doganës  të dielën kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

 Sipas njoftimit, sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit. 

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimintoficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit.  Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana thotë se do të vazhdojë të zbatojë kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelon tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut.


MË SHUME NGA Kronika