Haradinaj: Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri
foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Kosovë

Haradinaj: Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar festat e Nëntorit.

 Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se përulen përjetësisht para atyre që kanë dhënë jetën për liri.

“Të dashur shqiptarë, Urime Festat e Nëntorit! Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut”, ka shtuar tutje ai.


MË SHUME NGA Kosovë