Fullkrug shpëton Gjermaninë nga eliminimi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Sulmuesi Fullkrug e ka shpëtuar Gjermaninë nga eliminimi i Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi shënoi golin e barazimit kundër Spanjës.
Spanjollët dhe gjermanët ndanë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën mbrëma në kuadër të Grupit E.
Gjermania ia doli që në pjesëlojën e parë të gjejë rrugën e golit përmes Rudiger, gol që u anulua nga VAR-i.
Lojë dinamike është luajtur në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë e cila prodhoi dy gola.
Fillimisht skuadra e Luis Enrique përmes sulmuesit Alvaro Morata (62’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0.
Pas këtij goli, gjermanët më gjithë ‘arsenalin’ e tyre u hodhën në sulm duke e kërkuar golin e barazimit të cilin e gjetën më anë të Fullkrug (83’), rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje joshëse.
Pas këtij barazimi, Spanja kryeson Grupin E më katër pikë dhe në ndeshjen e radhës përballet me Japoninë, derisa Gjermania është e fundit me vetëm një pikë dhe skuadra e Nagelsmann kualifikimin duhet ta kërkojë në duel me Kosta Rikën në sfidën e radhës.
Spanjë-Gjermani, kështu mbyllet pjesa e parë
(E plotësuar) Ashtu siç kishte filluar, edhe është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë, pra pa gola.
Spanjollët dhe gjermanët po luajnë në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Për Kombëtaren gjermane dueli me spanjollët është ndeshje jetike pas humbjes së papritur nga Japonia (1-2), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.
Gjermania ia doli që pjesëlojën e parë të gjejë rrugën e golit përmes Rudiger, gol që u anulua nga VAR-i.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Starton kryesfida Spanjë-Gjermani, live në RTK
(E plotësuar) Tashmë ka startuar kryesfida e sontme në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë, sfidë të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Për Kombëtaren gjermane dueli me spanjollët është ndeshje jetike pas humbjes së papritur nga Japonia (1-2), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.
Ndërkaq, Spanja në duel me gjermanët vjen me relaksuar pasi kishte mposhtur bindshëm Kosta Rikën (7-0).
Spanjë-Gjermani, ja formacionet e kryederbit të sontem
(E plotësuar) Spanjë-Gjermania, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, është kryederbi i ditës së sotëm, sfidë kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Për Kombëtaren gjermane dueli me spanjollët është ndeshje jetike pas humbjes së papritur nga Japonia (1-2), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.
Ndërkaq, Spanja në duel me gjermanët vjen me relaksuar pasi kishte mposhtur bindshëm Kosta Rikën (7-0).
SPANJA: Simon, Alba, Laporte, Rodrigo, Carvajal, Busquets, Pedri, Gavi, Asensio, Ferran, Olmo.
GJERMANIA: Neuer, Rudiger, Raum, Kehrer, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Muller, Musiala, Sule, Gundogan
Ndeshja Spanjë-Gjermani nis në orën 20:00.























