09:21 / 28.11.2022
Arrestohet një person i kërkuar nga policia ndërkombëtare
M.MIftari/RTKLive
Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar një person, shqiptar, shtetas i Serbisë.
Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Kamenicë më 27.11.2022, në ora 17:10.
Në konsultim me prokurorin, i njëjti është dërguar në mbajtje.