Një person i vdekur është gjetur në bjeshkët e Junikut
Kronika

Një person i vdekur është gjetur në bjeshkët e Junikut

M.Mmiftari/RTKLive

Në bjeshkët e Junikut është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke kryer disa punime në një stan.

Sikundër bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26.11.2022, në ora 19:40.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika