Një fabrikë përfshihet në flakë
Kronika

Një fabrikë përfshihet në flakë

M.Miftari/RTKLive

Në rrethana të panjohura një fabrikë është përfshirë në flakë.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Jahoc, në Gjakovë, më 27.11.2022, në ora 03:50.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka informuar se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura. Njoftohet se zjarri është shuar nga zjarrfikësit dhe rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika