Rikthim sensacional i Kamerunit, e mbyll me barazim duelin me Serbinë
B. Halimi / RTKlive
(E plotësuar) Kombëtarja e Kamerunit ka arritur ta arkëtojë një pikë në duel me Serbinë, në ndeshjen e xhiros së dytë në Kupën e Botës “Qatar 2022” në kuadër të Grupi H, pas një rikthimi sensacional në pjesën e dytë.
Përballja e kombëtares afrikane me fqinjin tonë verior e zhvilluar në “Al Janoub Stadium”, është mbyllur me rezultat 3:3. Ky rezultat i lë të dyja ekipet me shpresa për kualifikim tutje, megjithëse Kamerunin e pret një duel tepër i vështirë në xhiron e fundit kundër Brazilit, derisa Serbia do të ballafaqohet me Zvicrën, në një ndeshje përplot emocione, duke pasur parasysh faktin se radhët e kombëtares helvetike luajnë edhe tre futbollistë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.
Kameruni kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Jean-Charles Victor Castelletto nga afërsia. Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë Serbia përmbysi shifrat me golat e Strahinja Pavloviq, me gjuajtje me kokë dhe Sergej Milinkoviq-Saviq me gjuajtje nga distanca.
Megjithatë, pësimi i këtyre dy golave nuk i dëshpëroi "luanët" e Kamerunit, të cilët në pjesën e dytë arritën të barazojnë shifrat në mënyrë sensacionale. Vincent Aboubakar shënoi në minutën e 64-t për 2:3, derisa dy minuta më vonë shifrat i barazoi Eric Maxim Choupo-Moting.
Onana përjashtohet nga Kombëtarja, ja formacionet zyrtare Kamerun-Serbi
Portieri i parë i Kamerunit, Andre Onana, do të mungojë në ndeshjen kundër Serbisë që nis në orën 11:00. Portieri i Interit është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të mosdisiplinës.
Nga Doha nuk ka asnjë informacion shtesë se pse përzgjedhësi Rogobert Song ka vendosur të largojë portierin e parë nga skuadra.
Në vend të Onanës, goli i Kamerunit ndaj Serbisë do të jetë Davies Epassy. Ky i fundit lindi dhe u arsimua në Francë. Nëpërmjet klubeve greke Levadiakos, Lamia dhe OFI, ai arriti në Abha të Arabisë Saudite, ku luan sot. Ai ka bërë pesë paraqitje për kombëtaren e Kamerunit.
Formacionet
























