Luis Enrique: Nuk do të bëjmë llogari kundër Japonisë
BKT
Qatar 2022

Luis Enrique: Nuk do të bëjmë llogari kundër Japonisë

B. Halimi / RTKlive

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique tha se ishte i kënaqur me pjesën e parë në barazimin 1:1 kundër Gjermanisë, por jo edhe me paraqitjen e ekipit në pjesën e dytë.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë gabime që normalisht nuk i bëjmë. Ne nuk e kontrolluam lojën në pjesën e dytë dhe gjermanët vendosën të shkojnë për gjithçka ose asgjë”, tha Enrique.

Spanja është në vendin e parë në grup me katër pikë, Japonia dhe Kosta Rika kanë nga tre pikë dhe Gjermania një pikë. Të gjithë janë në lojë për një vend në fazën e eliminimit direkt. Gjermania duhet të triumfojë ndaj Kosta Rikës dhe njëkohësisht të presë që Spanja të fitojë ndaj Japonisë.

“Nëse dikush do të na kishte ofruar këtë situatë në grup pas dy xhirove, ndoshta do ta kishim pranuar pa u menduar shumë. Nuk do të bëjmë matematikë në ndeshjen e fundit. Do të shkojmë për fitore, duam të jemi të parët në grup”, tha Enrique.

Ndeshja Spanjë-Japoni zhvillohet të enjten.