Gana fiton ndeshjen dramatike ndaj Koresë së Jugut
B. Halimi/RTKlive
(E plotësuar) Kombëtarja e Ganës ka shënuar fitoren e parë në Botërorin “Qatar 2022”, duke i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e ardhshme.
Gana arriti ta mposhtë Korenë e Jugut, me rezultat 3:2, në një ndeshje tejet interesante dhe dramatike deri në përfundimin e saj, në kuadër të Grupit H.
Skuadra afrikane e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golash ndaj kombëtares aziatike.
Në minutën e 24-t, Gana zhbllokoi rezultatin me golin e Mohammed Salisu, ndërsa epërsinë e dyfishoi Mohammed Kudus, me golin e minutës së 35-të.
Pas mbizotërimit të ganezëve në 45 minutat e parë kur krijuan epërsi prej dy golash, Koreja e Jugut e nisi rrufeshëm pjesën e dytë duke barazuar shifrat me dy golat me kokë të Cho Guesung brenda tre minutash (58’ e 61’).
Megjithatë, gëzimi i koreanojugorëve nuk zgjati shumë, ngase Mohammed Kudus riktheu epërsinë e ganezëve, në minutën e 68-të, me golin e tij të dytë në këtë ndeshje.
Formacionet zyrtare Koreja e Jugut - Gana
Ndoshta tashmë është thirrja e fundit për të dyja, Korea e Jugut dhe Gana sfidojnë njëra-tjetrën në ndeshjen hapëse të ditës së dytë të Grupit H.
Yjet e Afrikës u ndalën me zero pikë pas nokautit (të pamerituar) ndaj Portugalisë, janë të detyruar të fitojnë për të qëndruar të lidhur me raundin e fundit, në të cilin ata do të duhet të përballen kundër Uruguajit.
Tigrat e Azisë kanë një pikë, të arritur kundër Uruguait në debutimin e tyre me një paraqitje pa shenja të mëdha sulmuese, por me vrapim dhe qëndrueshmëri. Kushdo që fiton, mund të shpresojë të kualifikohet në fazën e dytë.
Formacionet
























