28 Nëntori, Haradinaj: Nderim përjetë heronjve, nderim Isa Boletinit
Kosovë

28 Nëntori, Haradinaj: Nderim përjetë heronjve, nderim Isa Boletinit

M.Miftari/RTKLive

Ramush Haradinaj nis ditën në veri të Mitrovicës, te varri i Isa Boletinit, për të vazhduar te zbulimi i shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, aktivitetet e tij me rastin e festës së 28 Nëntorit, i ka nisur me një vizitë tek varri i Isa Boletinit, në fshatin Boletin të Mitrovicës.
"Nderim përjetë heronjve, nderim përjetë për Isa Boletinin", është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka vazhduar me vizitë në Mushtisht të Suharekës, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatoreve të heronjve të kombit, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari!


MË SHUME NGA Kosovë