16:51 / 28.11.2022
Brazil-Zvicër, formacionet zyrtare
RTKlive
Brazili pasi mundi Serbinë 2-0 në debutim, është në kërkim të një fitoreje tjetër kundër Zvicrës.
"Seleçao" është pa yllin e saj Neymar, i cili pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Serbisë. Tite llogarit që të ketë sërish në dispozicion yllin e Paris Saint-Germain në fazën e 16-shes, por rreziku për sulmuesin është që Botërori i tij tashmë ka përfunduar.
Nga ana tjetër, Xhaka e shokë synojnë një rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e fundit në grup kundër Serbisë të hyjnë më të relaksuar.
Formacionet
























