Portugalia fiton nga Uruguaji dhe u bashkohet Brazilit e Francës
Uran Krasniqi / RTKLive
Me dy gola të Bruno Fernandes Portugalia e ka mposhtur Uruguajin në ndeshjen e dytë të grupeve në Botërorin "Qatar 2022".
Me këtë fitore Portugalia tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të garës, duke iu bashkuar kështu Brazilit dhe Francës.
Fernandes golin e parë e ka realizuar në minutën e pesë dhjetë e katër, një gol që u krijua përshtypja se e shënoi Cristiano Ronaldo, por në fund iu regjistrua Fernandesit.
Golin e dytë futbollisti i United e ka shënuar në minutat shtesë nga penalltia.
I njëjti futbollist rrezikoi ta shtojë epërsinë e portugezëve, por ishte i pafat, pasi qëlloi shtyllën.
Në xhiron e tretë pritet që të ndeshen Portugalia me Korenë e Jugut dhe Gana me Uruguajin.
S`ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Portugali - Uruguaji
Nuk ka gola në dyzet e pesë minutëshin e parë të ndeshjes Portugali - Uruguaji.
Kështuqë dy skuadrat kanë mësyrë dhomat e zhveshjes duke lënë rezultatin në fushë 0-0.
Ndeshja është përballje e xhiros së dytë e Grupit H të Botërorit "Qatar 2022".
Nis ndeshja Portugalia - Uruguaji
Portugalia dhe Uruguaji takohen sonte në një përballje të xhiros së dytë të Grupit H të Botërorit "Qatar 2022".
Gjatë ditës nga i njëjti grup Gana ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultat 3-2.
Momentalisht grupin e kryeson Portugalia me tri pikë, po aq sa ka edhe Gana në vendin e dytë, kurse me nga një pikë janë Uruguaji dhe Korea e Jugut.
Në xhiron e tretë pritet që të ndeshen Portugalia me Korenë e Jugut dhe Gana me Uruguajin.
Portugali - Uruguaji, formacionet
Portugalia dhe Uruguaji ndeshen sonte në një përballje të Grupit H të Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
PORTUGALIA
Diogo Costa, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Bruno Fernandes, Ruben Neves, William Carvalho, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Joao Felix
URUGUAJI
Sergio Rochet Alvarez, Sebastian Coates, Diego Godin, Jose Maria Gimenez, Guillermo Varela, Federico Valverde, Matias Vecino, Rodrigo Bentancu, Mathias Olivera, Darwin Nunez, Edinson Cavani























