Kaka thotë se Brazili ka grup dhe mund të luajë mirë edhe pa Neymarin
BKT
Qatar 2022

Kaka thotë se Brazili ka grup dhe mund të luajë mirë edhe pa Neymarin

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Kaka, po konsideron se Brazili mund të luajë mirë edhe pa futbollistin kryesor, Neymar. 

Ylli i PSG-së mbeti i lënduar nga ndeshja me Serbinë, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Botërorin "Qatar 2022" 

"Unë mendoj se Brazili ka një grup shumë të fortë", ka thënë ai. “Sigurisht, Neymar është qershia mbi tortë, por ende ka një grup shumë të fortë. Në Botëror nuk duhen lojtarë individualë, por duhet një grup i fortë. Brazili e ka, dhe për mendimin tim, kjo është arsyeja pse Brazili ende mund të paraqitet shumë mirë". 

Brazili me dy fitore, të fundit sot kundër Zvicrës, tashmë ka kaluar në fazën tjetër të Botërorit "Qatar 2022"