Casemiro: Ky Brazil më i fortë se ai më 2018
BKT
Qatar 2022

Casemiro: Ky Brazil më i fortë se ai më 2018

Uran Krasniqi/RTKLive

Casemiro ka thënë se Brazili është në një pozicion shumë më të mirë tash në Botërorin e Katarit se sa në atë të Rusisë më 2018.

Mesfushori i Manchester United ka realizuar sot kundër Zvicrës, duke i dhënë fitoren skuadrës së Tites dhe duke bërë që latinoamerikanët të kalojnë në rrethin tjetër të Botërorit. 

“Kanë kaluar katër vite, ka lojtarë të rinj, këtë vit kemi një gamë më të gjerë opsionesh, kemi më shumë për të zgjedhur. Nuk ka dyshim se opsionet janë shumë më të mëdha se ato më 2018”, ka thënë Casemiro. 

Brazili ndeshjen e ardhshme e luan me Kamerunin.