Grabitësi me armë, ndalohet nga punëtorët e marketit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Grabitësi me armë, ndalohet nga punëtorët e marketit

J.Musliu/RTKlive

Në një ballafaqim mes një grabitësi që kishte armë zjarri dhe punëtorëve të marketit, rezultoi se këta të fundit arritën të dalin fitues.

Një rast i tillë kur grabitësi u ndalua nga punëtorët e marketit, ka ndodhur të hënën e 28 nëntorit në Gjilan, raporton RTKlive.

Policia deklaron se tre viktimat,  punëtorë në një market, kanë raportuar se i dyshuari nën kërcënimin e armës, u ka grabitur paratë nga arka.

Mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, kanë arritur ta ndalojnë atë, për ta lajmëruar policinë.

 Nga njësiti policor, i dyshuari është arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek, raporton Rtklive.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i rasteve të vjedhjeve për tri vitet  e fundit në Kosovë, ka shënuar rritje.

Kështu, përgjatë tri viteve 2019, 2020 e 2021,  kanë ndodhur 11 mijë e 759 vjedhje në mbarë vendin kurse edhe 862 ishin tentativa për vjedhje.

 


MË SHUME NGA Kronika