Portugalia me prova në FIFA se Ronaldo shënoi golin kundër Uruguait
BKT
Qatar 2022

Portugalia me prova në FIFA se Ronaldo shënoi golin kundër Uruguait

B. Halimi / RTKlive

Federata e Futbollit e Portugalisë do të dorëzojë dëshmi në FIFA se goli i parë ndaj Uruguait është shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe jo nga Bruno Fernandes.

Ky gol ngjalli shumë polemika dhe në fund me ndihmën e teknologjisë së FIFA-s u vendos që goli t’i regjistrohej Bruno Fernandes.

Fillimisht goli iu atribuua Cristiano Ronaldos, por më vonë FIFA e ndryshoi atë dhe goli u regjistrua për Bruno Fernandes. Vet Fernandes tha se i duket se Ronaldo ka qenë i fundit që ka prekur topin.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo është në garë për një numër të madh rekordesh në Botërorin e Katarit. Nëse do të kishte shënuar dje, do të kishte barazuar rekordin e Eusebios për më shumë gola për Portugalinë në Botëror.