Deschamps nuk lë hapësira për kthimin e Benzemas
B. Halimi / RTKlive
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka mohuar se Karim Benzema mund të kthehet në kombëtaren e Francës në Kupën e Botës në Katar.
Ditët e fundit ka pasur zëra në media se fituesi i “Topit të Artë” mund të rikuperohet dhe të marrë pjesë në Botëror në fazën eliminatore.
Sulmuesi i Real Madridit u lëndua një ditë para fillimit të Botërorit dhe shkoi në Madrid për rehabilitim dhe tani raportohet se është gati për të luajtur.
Mirëpo, Deschamps në konferencën për shtyp para ndeshjes me Tunizinë, i zhgënjeu tifozët francezë sa i përket çështjes së Benzemës.
“Benzema me pushime? Nuk është diçka që më pushton mendjen. Nuk e di kush, çfarë thotë dhe si. Ju e dini situatën dhe kohën e shërimit të tij. Kam folur me Karim pasi ai u largua, por nuk e di se ku doni të dilni me pyetjen tuaj”, u përgjigj Deschamps, siç raportohet nga L'Equipe.
“Unë kam njëzet e katër lojtarë dhe ata janë ata që duhet t'i marr. Do t'ju lë pak biseda, debate, imagjinoni... Por nuk do të komentoj gjëra të panevojshme që nuk kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë".























