16:13 / 29.11.2022
KEDS-i kapë 164 konsumatorë duke vjedhur rrymën
J.Musliu/RTKlive
Kompania e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, gjatë kësaj jave, ka zënë 164 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike.
KEDS-i deklaron se planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në këtë kompani, vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet, janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën’, njoftoi KEDS-i.
“Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”.
Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.























