Holanda dhe Senegali kalojnë grupin, Ekuadori e Katari jashtë Botërorit
BKT
Qatar 2022

Holanda dhe Senegali kalojnë grupin, Ekuadori e Katari jashtë Botërorit

B. Halimi / RTKlive

Holanda dhe Senegali tashmë gjenden në fazën tjetër të Botërorit "Qatar 2022", ku janë bashkuar me Francën, Brazilin dhe Portugalinë e ku do të jenë gjashtëmbëdhjetë skuadra. 

Kombëtarja evropiane dhe ajo afrikane kanë fituar ndeshjet ndaj Katarit përkatësisht Ekuadorit, duke bashkëkryesuar grupin dhe duke lënë dy skuadrat e tjera jashtë gare. 
Holanda ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Katarit dhe golat janë realizuar nga Gakpo (26') dhe De Jong (49'). 
Ndërsa Senegali ka fituar 2-1 ndaj ndaj Ekuadorit. Sarr (44') dhe Koulibaly (70') kanë shënuar për afrikanët. Golin e vetëm për latinoamerikanët e ka shënuar Caicedo (68'). 
Këto ndeshje ishin nga përket te xhiroja e tretë e fazës së grupeve. 
Holanda ka shtatë pikë, Senegali gjashtë, Ekuadori katër dhe Katari asnjë pikë. 

Holanda dhe Senegali në epërsi pas pjesëve të para

Holanda dhe Senegali janë në rrugë të mirë për të shënuar fitore në ndeshjet e fundit të Grupit A.

“Tulipanët” shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve me epërsinë e një goli në duel me mikpritësin e këtij Botërori, Katarin (1:0). Golin e epërsisë për Holandën e shënoi Cody Gapko, në minutën e 26-të. Me të njëjtin rezultat është mbyllur pjesa e parë edhe në përballjen tjetër Ekuadori-Senegali. Ishin senegalezët të cilët arritën të gjejnë golin nga penalltia, në minutën e 44-t nëpërmjet Ismaila Sarr. Nëse mbesin këto rezultate atëherë kualifikimin në fazën tjetër e sigurojnë Holanda dhe Senegali. Mirëpo, në 45 minutat e dytë pritet lojë dramatike sidomos në duelin direkt për kualifikim ndërmjet Ekuadorit dhe Senegalit, e ku barazimi tutje e dërgon skuadrën ekuadoriane.