18:07 / 29.11.2022
Morata thotë se mendon për titull me Spanjën dhe jo pse hyn si zëvendësues
Uran Krasniqi/RTKLive
Alvaro Morata ka thënë se nuk do t`i prishte punë fare t`i fillonte ndeshjet si zëvendësues vetëm e vetëm që Spanja në fund të triumfonte në Botërorin "Qatar 2022".
"Mund t'ju siguroj se nuk më shqetëson aspak të jem zëvendësues. Nëse do të më duhej të zgjidhja të futesha nga pankina në të gjitha ndeshjet, apo edhe të mos luaja, por skuadra të fitojë Kupën e Botës, unë do të përcaktohesha për të brohoritur për skuadrën nga pankina", ka thënë ai. "Ne kemi një qëllim, një ëndërr dhe të gjithë ndihemi të rëndësishëm".
Sulmuesi i Atletico Madridit ka hyrë në fushë nga stoli në të dy ndeshjet e vendit të tij, në fitoren e Spanjës ndaj Kosta Rikës dhe në barazimin me Gjermaninë. Ndeshjen e fundit Spanja e luan me Japoninë.























