18:22 / 29.11.2022
Konfirmohet mungesa e Neymar ndaj Kamerunit
Uran Krasniqi/RTKLive
Neymar nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e Brazilit me Kamerunin, e cila përket te xhiroja e tretë e Grupit G në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".
Ylli i Paris Saint-Germain mbeti i dëmtuar në ndeshjen me Serbinë, të cilën latinoamerikanët e fituan me rezultat 2-0.
Mjeku i ekipit brazilain, Rodrigo Lasmar, ka konfirmuar të martën se Neymar nuk do të luajë kundër Kamerunit, në ndeshjen ku Brazilit i mjafton edhe një pikë për të garantuar vendin e parë në Grupin G. Brazili pos Serbisë ka mposhtur edhe Zvicrën.
Ish-futbollisti i njohur, Kaka, ka deklaruar dje se Brazili aktualisht ka grup të fortë dhe mund të shkojë larg edhe pa Neymarin.























