Anglia fiton nga Uellsi dhe kalon grupin si vend i parë
Uran Krasniqi/RTKLive
Anglia ka fituar pastër ndaj Uellsit dhe nga pozita e parë ka kaluar grupin në Botërorin "Qatar 2022". Në ndeshjen e ardhshme të fazës nokaut e pret Senegali.
Derbi britanik përfundoi me fitoren 3-0 të anglezëve.
Rashford me dy gola (50', 68') dhe Foden (52') janë regjistruar në listën e realizatorëve për ekipin e drejtuar nga Gareth Southgate.
Në pjesën e parë, pavarësisht dominimit anglez, nuk ka pasur gola.
Kjo ndeshje përkiste te xhiroja e tretë e Grupit B.
Gara në grup e gjen fundin me kryesimin prej shtatë pikësh të Anglisë, kurse SHBA ka pesë pikë, Irani tri dhe Uellsi një.
Pjesëloja e parë e ndeshjes Anglia - Uellsi mbyllet pa gola
Nuk ka gola në pjesëlojën e parë të ndeshjes Angli-Uellsi. Skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me rrjeta të paprekura.
Anglia e ka dominuar takimin me posedim të topit, me gjuajtje drejt portës e me statistika të tjera, mirëpo nuk ka arritur që ta ndryshojë rezultatin.
Kjo ndeshje përket te xhiroja e tretë e Grupit B në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".
Me këto rezultate në grup Anglia dhe SHBA bashkëkryesojnë me nga pesë pikë, kurse Irani ka tri dhe Uellsi një.
Nis ndeshja Anglia - Uellsi
Ka filluar ndeshja Anglia - Uellsi e cila është përballje e xhiros së tretë të Grupit B në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".
Nga ndeshjet në grup Anglia ka mposhtur Iranin dhe ka barazuar me SHBA-në; SHBA-ja ka barazuar me Anglinë dhe me Uellsin; Irani ka fituar nga Uellsi dhe ka pësuar humbje nga Anglia dhe Uellsi ka barazuar me SHBA-në dhe ka pësuar humbje nga Irani.
Momentalisht grupin e kryeson Anglia me katër pikë, Irani ka tri, SHBA-ja dy dhe Uellsi një.
Anglia - Uellsi, formacionet
Anglia dhe Uellsi takohen sonte në përballjen e xhiros së tretë të Grupit B në kuadër të Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
ANGLIA
Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Henderson, Rice, Rashford, Bellingham, Foden, Kane
UELLSI
Ward, Williams, Mepham, Rodon, Davies, Ampadu, Allen, Bale, Ramsey, James, Moore























