SHBA mposht Iranin dhe tash pret të ndeshet me Holandën në tjetër fazë
BKT
Qatar 2022

SHBA mposht Iranin dhe tash pret të ndeshet me Holandën në tjetër fazë

Uran Krasniqi/RTKLive

Irani gjatë tërë pjesës së dytë është munduar ta barazojë rezultatin me SHBA-në, rezultat që do të bënte që iranianët ta kalonin grupin, por nuk ia kanë dalë.

SHBA-së i ka mjaftuar një gol dhe kanë kapur vendin e dytë në grup dhe kanë kaluar në fazën nokaut, ku i pret Holanda.  

Amerikanët golin e fitores e kanë realizuar gjatë pjesës së parë. 
Deri te goli kanë ardhur përmes Pulisic në minutën e tridhjetë e tetë. Futbollistit pas golit i është dhënë ndihma mjekësore. 

Kjo ndeshje përkiste te xhiroja e tretë e Grupit B.  
Paraprakisht SHBA kishte barazuar me Anglinë dhe me Uellsin, duke arritur t'i tubojë pesë pikë. 

SHBA gjen golin ndaj Iranit

SHBA e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes me Iranin. Momentalisht rezultati është 1-0.

Deri te goli amerikanët kanë ardhur përmes Pulisic në minutën e tridhjetë e tetë. Futbollistit pas golit i është dhënë ndihma mjekësore. 
Me këto rezultate në grup Anglia dhe SHBA bashkëkryesojnë me nga pesë pikë, kurse Irani ka tri dhe Uellsi një. 

Nis ndeshja SHBA - Iran

Ka filluar ndeshja SHBA - Irani e cila është përballje e xhiros së tretë të Grupit B në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Nga ndeshjet në grup Anglia ka mposhtur Iranin dhe ka barazuar me SHBA-në; SHBA-ja ka barazuar me Anglinë dhe me Uellsin; Irani ka fituar nga Uellsi dhe ka pësuar humbje nga Anglia dhe Uellsi ka barazuar me SHBA-në dhe ka pësuar humbje nga Irani. 
Momentalisht grupin e kryeson Anglia me katër pikë, Irani ka tri, SHBA-ja dy dhe Uellsi një. 

SHBA - Iran, formacionet

SHBA-ja dhe Irani takohen sonte në përballjen e xhiros së tretë të Grupit B në kuadër të Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

SHBA
Turner, Dest, Carter-Vickers, Ream, Robinson, Adams, McKennie, Musah, Weah, Sargent, Pulisic

IRANI 
Beiranvand, Rezaeian, Hosseini, Pouraliganji, Mohammadi, Ezatolahi, Noorollahi, Hajsafi, Gholizadeh, Azmoun, Taremi