Cisse: Fitorja ndaj Ekuadorit është për Sadio Mane
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse ka thënë se fitorja e sotme ndaj Ekuadorit dhe kalimi i grupit i dedikohet futbollistit senegalez, i cili për shkak të dëmtimit nuk arriti të jetë pjesë e Botërorit, Sadio Mane.
"Do të doja që këtë fitore t'ia dedikoja një njeriu që ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për vendin, i cili për fat të keq sot nuk është këtu. Ky njeri quhet Sadio Mane", ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për ndeshjet e ardhshme të Senegalit.
“Kjo do të jetë një fazë e re për ne. Nuk e dimë se me kë do të përballemi në raundin e 16-të. Mund të jetë Anglia, Uellsi, Irani, SHBA-ja...Ne duhet të jemi të përgatitur për t'u përballur me çdo skuadër”, ka thënë Cisse.
Senegali fitoi nga Ekuadori me rezultat 2-1. Së bashku me Holandën kaluan grupin. Senegali kishte fituar edhe ndaj Katarit, kurse ishte mposhtur nga Holanda.























