‘Katar 2022’ vjen sot më katër superpërballje
BKT
Qatar 2022

‘Katar 2022’ vjen sot më katër superpërballje

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kupa e Botës ‘Katar 2022’, do të vazhdoj sot më katër superpërballje.

Dita e sotme në Botëror nis me dy ndeshjet e xhiros së tretë në Grupin D, ku përballen Australia-Danimarka dhe Tunizia-Franca, sfida këto që nisin në orën 16:00 dhe që transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dueli mes australianëve dhe danezëve është sfida kryesore e këtij grupi në garën për të siguruar një vend që çon në rundin tjetër të këtij Botërori. Australisë e cila ka tri pikë, i kryen punë edhe barazimi, derisa për Danimarkën vetëm fitorja është opsion pasi që ka vetëm një pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Franca tashmë e ka siguruar kualifikimin pasi kryeson grupin me gjashtë pikë, dhe në duel me Tunizinë hyn pa ndonjë ngarkesë, derisa këta të fundit alternative e kanë vetëm fitore, sepse janë në fundit në grupi me vetëm një pikë.

Sfida të zjarrta na presin në Grupin C, ku ballafaqohen Polonia-Argjentina dhe Arabia Saudite-Meksika.

Polakëve u kryen punë edhe barazimi pas kryesojnë grupin më katër pikë, derisa për Argjentinën e Lionel Messit vlerë ka vetëm fitorja, sikurse edhe për Arabinë Saudite dhe Meksikën që kanë nga tri pikë përkatësisht një pikë.

Sot në RTK

Grupi C

20:00, Polonia-Argjentina

20:00, Arabia Saudite-Meksika

Grupi D

16:00, Australia-Danimarka

16:00, Tunizia-Franca