Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vjedhje
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vjedhje

V.Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se në orët e pasdites të së martës datë 29 nëntor 2022, është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’, rast ky i raportuar gjatë ditës se djeshme në Vushtrri.

“Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është  arrestuar i dyshuari: A. K .,38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 29 nëntor 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë,  në një  punishte  ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një motor- sharrë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në cilësi të provës materiale te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar motor-sharra, e cila pas procedurave të nevojshme hetimore do t’ i kthehet pronarit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Kronika