Southgate: Senegali? Do të luajmë kundër një ekipi të rrezikshëm
BKT
Qatar 2022

Southgate: Senegali? Do të luajmë kundër një ekipi të rrezikshëm

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Uellsit dhe kualifikimin e skuadrës së tij në rundin tjetër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

‘Tre Luanët’ mbrëmë mposhtën Uellsin (3-0), fitore e cila e çon Kombëtaren angleze në rrethin tjetër të garave të këtij turneu të madh, ku do të ndeshet me Senegalin.

“Lojtarët tanë të mëdhenj janë ngritur në këmbë dhe krijuan disa momente të mira në këtë grup. Në pjesën e parë na mungoi pak loja, por ishim të mirë në pjesën e dytë”, tha Southgate.

Senegali? Nuk kam mundur t'i shoh ende ndeshjet e tyre, por ata kanë disa lojtarë të mëdhenj që luajnë në ekipe të mëdha. E dimë që jemi favoritë, por do të luajmë kundër një ekipi të rrezikshëm”, theksoi strategu anglez.