Presidenti Biden: Ndeshje e madhe, ia dolëm
rtsh
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i emocionuar nga fitorja e kombëtares kundër Iranit.
"Shtetet e Bashkuara një, Irani zero! Loja mbaroi!", njoftoi ai para audiencës në Bay City, Michigan, ku po zhvillohej një ngjarje kushtuar nismës ekonomike të Administratës.
"SHBA! SHBA! Çfarë loje e mrekullueshme. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët, u thashë: ‘mund t’ia dilni’. Ata ia dolën. Sa shumë i dua", tha sërish presidenti, duke iu referuar telefonatës së parë e bërë me ekipin në prag të Kupës së Botës.
“Djemtë dhanë çdo pikë energjie dhe në fund kaluam të pamposhtur”.
Kështu është shprehur trajneri amerikan Gregg Berhalter në BBC One pas suksesit ndaj Iranit dhe kalimit në raundin e dytë.
"Pulisic? Është një gjë e mrekullueshme kur një nga lojtarët tuaj më të mirë është gjithashtu një nga ata që punon më shumë. Mendoj se kam më pak flokë në kokë tani, por ne do të vazhdojmë dhe do të luajmë kundër Holandës”.























